Aksident i rëndë, 3 pjesëtarë të një familje përfundojnë në spital

Një aksident është shënuar këtë mbasdite në aksin nacional Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Një mjet tip “Opel Corsa” duket se ka qenë shkaktari i këtij aksidenti, teksa ka kërkuar të hyjë drejt një rruge dytësore në anën tjetër të karaxhatës, duke u goditur kokë më kokë me një mjet tip “BMW”.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 pjesëtarë të një familje, babai dhe dy fëmijët e mitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është bërë me urgjencë transportimi i tyre drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku po marrin mjekimin e nevojshëm ndërsa dy të miturit ndodhen në pediatrinë e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?