Aksident i rëndë/ 6 të plagosur në Fier, 16-vjeçari drejtonte automjetin
Sërish në Fier regjistrohet një aksident i rëndë, por këtë herë për fat të mirë pa viktima, por me shumë të plagosur.
Përplasja fatale ka ndodhur rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, ku janë përplasur dy automjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur 6 persona.
Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga një 16-vjeçar dhe një “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi V. H., 61 vjeç.
Për pasojë janë plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.