Aksident i rëndë, biznesmeni me dy fëmijët e vegjël përfundon në kanal. Pamje të frikshme

Një aksident i rëndë ndodhi në autostradën Rrogozhinë – Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte. Automjeti tip Mercedez “GLE” me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit ishte biznesmeni Kristian Boçi i cili në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur. oambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë dërguar në spital .

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të dokumentuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet si shkak të jetë bërë lagështia në dhe shpejtësia e lartë.

SHKARKO APP