Aksident i rëndë, humb jetën 30-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Kullë-Manëz, afro 20 km larg Durrësit. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se një këmbësor ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një autoveturë tip Opel Corsa. Viktima me iniciale S.A është i moshës rreth 30 vjeç dhe aktualisht gjendet në morgun e spitalit rajonal Durrës. Mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit, por pas njoftimit për ngjarjen, efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

