Aksident i rëndë, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës
Një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet në superstraden Lezhë-Laç.
Aksidenti ndodhi paraditen e së premtes në afersi të kryqezimit të Rriles, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjence në spitalin e Traumes në Tiranë.
Burimet i thanë Panorama.al se i aksidentuari ndodhet në gjendje të rëndë për jeten.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se ka qenë ndërprerja e rrugës nga këmbësori që është bërë shkak për aksidentin, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.