Aksident i rëndë, makina kthehet përmbys, e reja lihet e shtrirë në rrugë (Foto)

Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në aksin nacional Elbasan- Peqin. Një mjet është kthyer përmbys teksa është përplasur me anësoren e rrugës.

Një vajzë e re ka përfunduar në tokë e gjakosur, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj.

Ndihma e parë është dhënë nga kalimtarët, ndërsa më pas kanë mbërritur në vendngjarje dhe ambulance dhe policia. Identiteti i vajzës që ka mbetur e plagosur nuk dihet ende.

SHKARKO APP