Aksident i rëndë, motoçikleta përplaset me një zetor, humb jetën një person

Një person është vënë në pranga në Vaun e Dejës pas një aksidenti me vdekje që ndodhi të premten.

Bëhet e ditur se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. L., 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

37-vjeçari ndërsa udhëtonte të premten me një motoçikletë që e drejtonte pa leje drejtimi, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës, është përplasur me një mjet bujqësor që po drejtohej nga një 38-vjeçar, banues në fshatin Rranxa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e përplasjes, mjeti bujqësor është përmbysur dhe drejtuesi ka humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?