Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje! Makina përplas 64-vjeçarin me biçikletë, ndërron jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Lushnje, pranë fshatit Savër.

Një 64-vjeçar, i cili udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një mjet tip Golf. Si pasojë e kësaj përplasjeje personi ka ndërruar jetë, porsa ka mbërritur në spital.

Sipas informacioneve të marra dyshohet se viktima ka hyrë ne brendësi të korsisë së makinave dhe për këtë arsye drejtuesi i mjetit nuk ka patur mundësi ta shmangë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 13:45, në aksin rrugor Lushnje-Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”, autumjeti tip “Reno” me drejtues shtetasin A.D, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas që udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes drejtuesi i biçikletës.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit tip “Reno” shtetasi A.D.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP