Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos, 5 të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Mbyet.

Në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Volkswagen”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesit e 2 mjeteve si dhe 3 pasagjerë kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht dyshohet se një nga shkaqet mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?