Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, një viktimë dhe 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Piraj, në rrugën Lezhë-Shkodër.

Një 20-vjeçare me iniciale F.B., duke drejtuar automjetin tip “Renault” ka humbur kontrollin e më pas ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë 73-vjeçari I.K. i cili ishte pasagjer në makinë. Janë lënduar edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasi A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeç dhe O.B. 19 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?