Aksident i rëndë në aksin rrugor Korçë-Bilisht, humb jetën 62-vjeçari
Aktualitet E Diel, 25 Qershor 2023 15:53
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një mjet tip trajler është përplasur me një makinë, duke shkaktuar vdekjen e një personi brenda kësaj makine.
Viktima është identifikuar si Ilir Duni 62-vjeçari, i cili ishte polic. Ende nuk dihet identiteti i viktimës ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

