Aksident i rëndë në aksin rrugor Lezhë – Milot, makina del nga rruga, humb jetën shoferi
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Lezhë – Milot.
Një makinë, e drejtuar nga 39-vjecari A.I ka dalë nga rruga dhe për pasojë, shoferi ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Milot ,në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtues shtetasin A.I., 39 vjeç, ka dale nga rruga ,i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.