Aksident i rëndë në autostradën Milot-Fushë Krujë, dy të vdekur
Aksident i rëndë në autostradën Milot-Fushë Krujë, dy të vdekur.
NJOFTIMI
Më datë 26.05.2018, rreth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volkswagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë , kanë ndërruar jetë në spital. Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
[26/05 22:12] Elidoni: Shtetasi M.U. ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, kurse A.C. është jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

