Aksident i rëndë në Berat! Humb jetën 58-vjeçari, 3 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në fshatin Rroshnik të Beratit. Një mjet tip kamionçinë, në të cilin udhëtonin 4 shtetas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Beratit 58-vjeçari Z. Brami.

 

Të plagosurit e tjerë D. Brami, 26vjeç dhe R. Brami, 12 vjeç si dhe drejtuesi i mjetit A. Kanaçi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Beratit, nga ku pritet të transportohen me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?