Aksident i rëndë në Bulqizë, përplasen dy makina në kryqëzimin mes Lagjes së Vjetër dhe të Resë

Një aksident rrugor i rrezikshëm është shënuar këtë pasdite në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, ku dy automjete tip “Mercedes Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën me forcë.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Pamjet nga vendngjarja tregojnë për një aksident të frikshëm, i cili ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e kalimtarëve që ndodheshin në trotuar, si dhe të shitësit të një biznesi pranë kryqëzimit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, në këtë kryqëzim mungon sinjalistika rrugore, ndonëse është një zonë me lëvizje të shtuar të automjeteve dhe kalimtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët e zonës kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme për mungesën e masave të sigurisë rrugore, ndërsa ngjarja e sotme ka rikthyer në vëmendje domosdoshmërinë për ndërhyrje të menjëhershme në infrastrukturën rrugore të kësaj zone.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?