Aksident i rëndë në Durrës, makina përplaset me motorrin, në gjendje të rëndë dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqëzimin hyrje të Durrësit pak minuta më parë.

Një Audi  me traga AA 789GK  ka ecur në krah të kundërt në këtë aks rrugor raporton ”Fax News” dhe ka përpasur një motor. Nga ky aksident janë lënduar dy persona.

Mësohet se të lënduar janë  dy personat që ishin duke udhëtuar me motor, burrë dhe grua.  Në gjendje të rëndë ndodhet drejtuesi i motorrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu siç shihet edhe në videon e mëposhtme  burri është pandjenja, ndërsa gruaja duke rënkuar nga plagët e marra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burri i dëmtuar në aksident është nisur drejt spitalit ushtarak në Tiranë, ndërsa gruaja është jashtë rrezikut për jetën. /Faxweb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?