Aksident i rëndë në Elbasan, 25-vjeçari përplas një të moshuar
Aktualitet E Enjte, 9 Shtator 2021 19:56
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku 25 vjeçari A.H ka aksidentuar rëndë me makinë një 79-vjeçar, këmbësor.
Mësohet se i aksidentuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme proçeduriale.
KOHA JONË SONDAZH

