Aksident i rëndë në Elbasan, një i vdekur dhe një i plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën Peqin-Elbasan.
Nga aksidenti një person ka humbur jetën, pasi makina ku po udhëtonte u përplas me një tjetër në aksin Elbasan-Peqin.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Çengelaj. Viktima sipas policisë është Sefedin Alla 62 vjeç.
Ai ka ndërruar jetë në vend, ndërsa të paktën një tjetër person ka mbetur i plagosur.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

