Aksident i rëndë në Elbasani, humb jetën 50-vjeçarja
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Rreth orës 14:00, shtetasi E. M., ishte duke drejtuar automjetin tip “Opel” dhe ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe. Pas kësaj, është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.
Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.