Aksident i rëndë në Gjirokastër, ka të plagosur
Aktualitet E Mërkurë, 8 Shtator 2021 16:49
Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit. Një automjet Tip Benz ka përfunduar në kanalin e rrugës dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Të tre pasagjerët, një grua dhe dy vajza qe ndodheshin në mjet janë dërguar në spitalin e Gjirokstrës.
Sipas raportimeve dyshohet se gruaja është një gjendje të rëndë për jetën, ndërsa vajzat janë jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

