Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Përplasi 11-vjeçarin në rrugë, arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë është shënuar në Gjirokastër, ku një 45-vjeçar është arrestuar pasi ka përplasur me mjetin tij një të mitur.

Sipas burimeve nga policia, në pranga ka rënë S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Ky i fundit në aksin Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Pasi ka marrë ndihëm në spitalin e Gjirokastrës, i mituri është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me mjet një këmbësor, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Shtetasi S. P. pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP