Aksident i rëndë në Greqi, 31-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes me motor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Patras në Greqi, ku viktimë ka mbetur një 31-vjeçar shqiptar.

Motori me të cilin po lëvizte 31-vjeçari Erges Çobaj, u përplas me një automjet me targa shqiptare.

Automjeti që drejtohej nha 48-vjeçarja Natasha Saliaj nga Fieri dhe motori me të cilin po lëvizte viktima po lëviznin në të njëjtin drejtim në rrugën “Othonos Amalias”.

Përplasja anësore e motomjetit me makinën ka qenë fatale për 31-vjeçarin, i cili nuk i mbijetoi plagëve të mara.

Automjeti ka devijuar djathtas duke goditur hekurat mbrojtëse të rrugës, por pa probleme për drejtuesen shqiptare. Fillimisht 48-vjeçarja u arrestua nga policia, por u la më pas e lirë me urdhër të Prokurorit.

SHKARKO APP