Aksident i rëndë në Itali, humbet jetën 24-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti me BMW në Itali. Aksidenti ka ndodhur gjatë natës së djeshme pak para kryqëzimit për Castelbellino. Shqiptari Florenc Kasa duket se ka humbur kontrollin e makinës dhe më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pas përplasjes.

Dinamika e aksidentit të ndodhur rreth mesnatës në zonën komunale Castelbellino në korsinë veriore për në Fabriano. 24-vjeçari po kthehej për në shtëpi, kur makina e tij u përplas me parmakët në pjesën e autostradës së prekur nga punimet në rrugë.

Ai sapo kishte bërë ndërrimin e korsisë për në kantier dhe po kthehej në rrugën normale kur humbi kontrollin e makinës dhe goditi ndarjen e betonit. Të gjitha përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar ishin të kota, pasi i riu vdiq menjëherë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë punuar për orë të tëra për të nxjerrë trupin e djalit nga kabina. Autostrada ka qëndruar e mbyllur deri në orën 5.45 të mëngjesit të djeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?