Aksident i rëndë në Itali, humbet jetën një 20-vjeçar shqiptar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Riccione, në Itali, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Të rinjtë, rreth të njëzetat, po udhëtonin bashkë me makinë ‘Cinquecento’, e cila doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Viktima është 20-vjeçar shqiptar, me iniciale B.N, me banim në Cattolica. Ndërkohë një vajzë ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë me vdekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?