Aksident i rëndë në Kamëz/ Makina përplas 55-vjeçarin, autori largohet nga vendi i ngjarjes
Një aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë, ku një automjet ka përplasur rëndë një 55 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në të dalë të qytetit të Kamzës pranë Valiasit. 55-vjeçari i plagosur quhet, Gëzim Bami dhe është transportuar drejt Spitalit nga të afërmit e tij.
Shoferi që shkaktoi aksidentin në fjalë është larguar menjëherë pas vendit të ngjarjes dhe e ka lënë 55-vjeçarin të plagosur në rrugë. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit që shkaktoi aksidentin e rëndë.
Paralelisht me këtë aksident, në zonën e Babrroi ka ndodhur edhe një aksident i dytë. Edhe në këtë rast shoferi që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

