Aksident i rëndë në Kashar, humb jetën një person! 10 km radhë mjetesh

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Tiranë-Durrës, ku mësohet se ka humbur jetën një person.

Bëhet me dije se dy makina, tip “Panda” dhe “Audi” janë përplasur me njëra-tjetrën në Kashar, duke gjetur vdekjen njëri nga shoferët.

Si pasojë e aksidentit, është krijuar një trafik i rënduar, me radhë të makinave që shkon deri në 10 km, për pasojë lëvizja është devijuar në rrugën dytësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP