Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën 15-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari dhe plagosjen e drejtuesit ka ndodhur në afërsi të Çifligut në Korçë.

Rreth orës 12:05, ndërsa udhëtonin në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan,  duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin  dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra të dy  janë dërguar në spitalin e Korçës, por i mituri nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Korçë/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?