Aksident i rëndë në Korçë! Makina përplas studenten përpara universitetit dhe largohet me shpejtësi
Një aksident i rëndë është shënuar në Korçë, pasi në automjet ka përplasur një studente në afërsi të Universitetit Fan Noli.
Gjithçka ndodhi teksa e reja po kalonte rrugën për të hyrë në Universitet, ndërsa një mjet për shkak të shpejtësisë e ka goditur dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.
Sipas informacioneve të para, studentja ka marrë dëmtime dhe është në gjendje të rëndë, ndërsa u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Korçës.
Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe po ashtu për kapjen e drejtuesit të mjetit.
KOHA JONË SONDAZH

