Aksident i rëndë në Korçë, një person konfirmohet i vdekur
Aktualitet E Diel, 4 Shkurt 2024 17:57
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në afërsi të fshatit Belorta në Korçë, ku 2 mjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Një person është konfirmuar i vdekur, ndërsa nuk dihet saktësisht sa janë plagosur, por dy ambulanca kanë transportuar të plagosur nga vendngjarja me plagë të shumta pasi njëri prej drejtuesve të mjeteve kishte mbetur i bllokuar në mjet.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.