Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë, ku shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Lushnje/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 03:25, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë, shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP