Aksident i rëndë në Mamurras, viktima dhe shumë njerëz të plagosur

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Mamurras.   Burime nga vendi i ngjarjes thonë se ka shumë të plagosur, ndërsa dyshimet janë se ka edhe të vdekur.

Janë disa makina që janë përplasur në rrugën nga Miloti në Laç.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Deri më tani janë të paktën 4 autoambulanca që kanë ardhur në Spitalin Ushtarak që kanë sjellë të plagosurit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?