Aksident i rëndë në Mat! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Mat, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Shkallë, Cërujë, ku personi me inicialet P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nuk dihen të tjera detaje për aksidentin, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP