Aksident i rëndë në Peshkopi, humb jetën 43-vjeçarja, plagosen dy të tjerë

Një i vdekur dhe dy te plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë në aksin rrugor Peshkopi – Bulqizë, në afërsi të fshatit Grezhdan.  Viktima është Florina Markja 43- vjeçe, e cila nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja mes dy makinave.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë edhe Olti Tafciu dhe Redian Markja, drejtues të mjeteve të përshija në  aksident. Ata janë transportuar menjëherë për në Spitalin e Peshkopisë.

Sipas hetimeve, shkak i aksidentit është bërë mjeti tip Audi, i cili ka qenë  me shpejtësi të madhe, duke u përplasur me mjetin tip Ford, drejtuesi i të cilit i ishte ngjitur murit prej betoni me qëllim shmangien e aksidentit. Përplasja ishe aq e fortë sa njërit prej mjeteve i është shkëputur motori dhe gomat e para. Policia dhe forcat zjarrfikëse janë ende në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

SHKARKO APP