Aksident i rëndë në Qafën e Muzinës, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë. Humb jetën shoferja

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e njohur si Qafa e Muzinës.

Një automjet ka dalë nga rruga teksa kalonte në Qafën e Muzinës dhe është rrokullisur disa herë nga lartësia.

Ndërkohë policia njofton se ka humbur jetën shoferja e mjetit, E.B. 50 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

SHKARKO APP