Aksident i rëndë në qendër të Tiranës, makina përplas tre fëmijë me monopatinë

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një makinë ka përplasur tre fëmijë që lëviznin me dy monopatina.

Për pasojë, të tre fëmijët janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Shoferi i automjetit u ndalua nga policia, ndërkohë që pritet hetimi për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftim paraprak nga Policia: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?