Aksident i rëndë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, teksa një automjet ka përplasur një motor, dhe për pasojë drejtuesi 40-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i motorit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
Postimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.06.2021, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen G. G., ka përplasur motomjetin me drejtues H. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.