Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Durrës-Kukës ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë një person emri dhe mosha e të cilit nuk bëhet e ditur.

I plagosur është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje nga ku po merret me zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP