Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, përmbyset betonierja. Mbushet rruga me vaj e naftë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në segmentin Kukës-Morinë, në “Rrugën e Kombit.”

Në fotot e siguruara nga Abcnews.al, shihet se një betoniere është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit, shtetas nga Kosova ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Si pasojë ka rrjedhur vaji dhe nafta në rrugë duke u bërë shkak aksidenti edhe për automjetet e tjera të cilat po rrëshqasin.

Burime bëjnë me dije se nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e rrugës edhe pse policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Policia ka deklaruar se “nuk ndodhet aty për të pastruar vajin.”

Edhe pse qytetarët paguajnë taksa për “Rrugën e Kombit” për të kaluar të sigurt, atyre u rrezikohet jeta.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

SHKARKO APP