Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përmbyset trajleri, dyshohet për një viktimë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit. Mësohet se një trajler është përmbysur, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Kolsh. Ndërkohë, qarkullimi i mjeteve në aksin Kukës-Tiranë është bllokuar.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit si dhe identiteti i drejtusit të mjetit. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve si dhe zhbllokimin e trafikut në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?