Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, shoferi humb kontrollin dhe bie në greminë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit me pasojë vdekje dhe një tjetër i plagosur.

Automjeti tip “Benz” me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, ku ka përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime të mëtejshme. Shkak mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi jo si duhet i automjetit. I plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të qytetit Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?