Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit! Shoferi me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Kalimashit ndërsa shkak i këtij aksidenti është bërë ngrica e madhe që gjendet në rrugë.

Drejtuesi i kësaj makine ka marrë plagë të rëndë ndërsa fillimisht ai është dërguar në spitalin e Kukësit por për shkak të gjendjes së rënduar ai është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Qarku i Kukësit gjatë orëve të fundit është përfshirë nga stuhi dëbore si pasojë e uljes së temperaturave.

SHKARKO APP