Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplaset me motorin, humb jetën njëri prej drejtuesve

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se janë përplasur një makinë dhe një motor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të fundit.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

SHKARKO APP