Aksident i rëndë në Shkodër, plagosen 2 persona
Aktualitet E Martë, 28 Shtator 2021 18:11
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Beltojë të Shkodrës.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një makinë, një biçikletë dhe një motor, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Raportohet se të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

