Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset për vdekje 58-vjeçari

Një aksident fatal ka ndodhur sot në Tiranë.Policia bën me dije se, më datë 15.04.2020, rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se jo më larg se 3 ditë më parë një mjet i tonazhit të rëndë shtypi një student 23 vjeçar i cili po ecte me biçikletë në zonën e Uzinës Dinamo.

SHKARKO APP