Aksident i rëndë në Vlorë, fugoni me targa gjermane përplaset kokë më kokë me një veturë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur disa minuta më parë, në aksin Vlorë- Kote në vendin e quajtur Ura e Vodicës, ku mësohet se janë përplasur dy mjete tip “Volkswagen” me drejtues një shtetas gjerman, i identifikuar si F.Kirchner.
Ndërkohë, në mjetin tjetër kanë mbetur të dëmtuar Q. Kokaj dhe pasagjerja R.Kokaj, e cila ka mbërritur në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e aksidentit dhe kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
KOHA JONË SONDAZH

