Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësorin
Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të kësaj të mërkure, në rrugën e quajtur “Transballkanike”.
Mjeti tip BMW me targë AA708 OU me drejtues shtetasin O. I., 27 vjeç ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorë.
Sakaq efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar drejtuesin e automjetin në komisariat.
Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

