Aksident i rëndë në Vlorë-Skelë, motori përplas këmbësorin, plagoset 65-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 në aksin rrugor Vlorë-Skelë, pranë teatrit të qytetit.
Një motor ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar plagë të mëdha. Rruga është mbuluar nga gjaku dhe qytetarët janë dëshmitarë të një aksidenti shumë të rëndë.
Mësohet se kalimtari i cili ka mbetur i plagosur është rreth 65 vjeç. Ai është transportuar për në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë. Aksidentet në bulevardin Vlorë-Skelë janë të shpeshta, si pasojë e rrugës së ngushtë dhe vështirësive në parkimin e makinave.