Aksident i rëndë te “Qafa e Kasharit”, përplaset ambulanca me të dy të sëmurë me disa mjete

 

Gjatë pasdites së sotme ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë disa automjete njëkohësisht. Mesohet se mes automjeteve të përplasura është edhe një ambulancë.  Mësohet se makina e ambulancës ishte duke transportuar dy të sëmurë në momentin që është përfshirë në aksident. Fatmirësisht nga përplasja e automjeteve nuk ka pasur persona të lënduar. 

Sipas TCh, Ngjarja ka ndodhur te “Qafa e Kasharit”, ku pas aksidentit qarkullimi i mjeteve u bllokua përkohësisht.

Një tjetër ambulancë mbërriti në vendngjarje për të transportuar të sëmurët drejt spitalit.

SHKARKO APP