Aksident i rënëdë te mbikalimi i Patokut! Automjeti bie në kanal, humb jetën shoferja 32-vjeçare

Një aksident me vdekje ka ndodhur tek mbikalimi i Patokut në Laç, rreth orës 07:35 të mëngjesit të sotëm.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?