Aksident i trefishtë në autostradën Durrës-Tiranë, shoferja përfundon në spital
Një tjetër aksident ka ndodhur sot në autostradën Durrës-Tiranë, teksa janë përfshirë tre makina.
Policia njofton se mjeti me targë AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh. Y., mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese shtetasen E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese shtetasen R. K. Janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasja R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore .
KOHA JONË SONDAZH

